Çfarë është një Blockchain?

Crypto Albo
1 min readNov 9, 2021

Fjalë për fjalë - një zinxhir blloqesh(dixhital) që ruan të dhënat si libër publik. Historia dhe validiteti i tij verifikohet anembanë globit nga nyjet e plota të Bitcoin - çfarëdo pajisje elektronike verifikuese që mban dhe ruan kopje të plotë të historisë së blockchain.

Blloqet përfaqësojnë informacionin dixhital(në rast të Bitcoin — regjistrimin e transaksioneve) që është i lidhur ose “i zinxhiruar” me blloqe tjera duke përdorur një funksion kriptografik të bllokut të mëparshëm.

Depiktim artistik - Zinxhiri i blloqeve

Krijimi i blloqeve mundësohet nga minuesit që thyejnë probleme komplekse matematikore. Kur të gjitha nyjet validuese pranojnë zgjidhjen e këtyre problemeve, krijohet bllok i ri dhe minuesi kompenzohet me monedhën përkatëse.

Kjo strukturë unike e bën blockchain super të sigurt dhe elastik ndaj çdo lloj modifikimi të të dhënave. Nëse dikush tenton të manipulojë tërë zinxhirin në favor të tij, do duhej të ndryshojë të dhënat e më shumë se 51% të fuqisë së minimit.

Nuk ka asnjë autoritet qendror që drejton një blockchain. Kjo e bën atë një sistem plotësisht të demokratizuar. Pasi informacioni i dhënë është i pandryshueshëm, mund të shpërndahet lehtësisht dhe të jetë i hapur për publikun duke mundësuar nivele të pashembullta transparence.

--

--